Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Anjeli shpërthen pas katastrofës së Juves në Izrael: Më vjen turp, është momenti që të merren përgjegjësi

Anjeli shpërthen pas katastrofës së Juves në Izrael: Më vjen turp, është momenti që të merren përgjegjësi

21:41, 11/10/2022

Humbja përballë Makabi Haifa ka bërë që të shpërthejnë rrjetet sociale pasi tifozët e Juventusit kërkojnë në kot shkarkimin e Masimiliano Alegrit.

Për këtë arsye menjëherë pas ndeshjes është shfaqur i pari para kamerave të “Sky Sport” presidenti i klubit, Andrea Anjeli, i cili ka treguar vendimin e klubit.

“Kjo e sotmja është një natë e vështirë, por është edhe një periudhë e vështirë. Është një prej periudhave më të vështira dhe është momenti që të merren përgjegjësi dhe jam këtu për këtë. Ndjej turp për atë që po ndodh, jam i inatosur, por di edhe që në futboll luhet me 11 vetë, humbet me 11 vetë dhe fitohet me 11 vetë.

A qëndron Alegri? Në një situatë si kjo, nuk është çështja e një personi të vetëm, është një çështje grupi, duhet të ndjehet turp. Tifozët tanë e kanë të vështirë të dalin në rrugë në këto momente.

A ndikon kontrata te qëndrimi i Anjelit? Jo, jo, jeni krejtësisht jashtë linje. Unë flas për grupin, nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk fitojmë një dyluftim. Juventusi gjithmonë ka bërë verifikimin në fund të sezonit, e kam pasur gjithmonë të vështirë të mendoj për ndërrimin e trajnerit në vazhdimësinë e sezonit te Juventusi dhe kështu është ende. Ky është një grup prej 80-90 personash dhe duhet të ketë aftësinë që të gjejë vetën për t’i mundësuar ekipit të hedhë në fushë cilësitë që ka”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco