Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Klubi i Serie A shkarkon trajnerin

Klubi i Serie A shkarkon trajnerin

18:07, 11/10/2022

Trajneri Gabriele Cioffi është shkarkuar nga drejtimi i Veronës.

Vendimi erdhi pas humbjes ndaj Salernitanës në Serie A.

Në 9 javë të kampionatit italian, klubi ka arritur të marrë një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje nga të cilat katër radhazi, me Lazion, Fiorentinën, Udinesen dhe Salernitanën.

Klubi renditet në vendin e 17-të me 5 pikë, ku kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar 17.

Nëpërmjet një njoftimi, klubi njoftoi shkarkimin e tij dhe e falënderuan për punën e bërë.

“Hellas Verona FC njofton se ka shkarkuar trajnerin Gabriele Cioffi nga pankina. Klubi falënderon Cioffin dhe stafin e tij për punën e bërë”.

Rikujtojmë që ish-trajneri mbërriti në Verona këtë verë. Nuk dihet ende pasuesi i tij edhe pse në media po qarkullon lajmi se do të jetë trajneri uruguaian Diego Lopez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco