Laçi fiton bindshëm dhe kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë

Laçi fiton bindshëm dhe kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë

15:18, 11/10/2022

Laçi kaloi me sukses Devollin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-tave në Kupën e Shqipërisë. Pas suksesit 0-2 në transfertë, kurbinasit nuk falën as në shtëpi madje duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Vendasit e u shfaqën me ritmin e duhur dhe në pjesën e parë të lojës shënuan tre gola.

Ishte Prengaj ai që hapi llogaritë e trakimit në minutën e 23-të ndërsa më pas dyfishoi Babatundenë minutën e 36-të dhe pas vetëm dy minutash, realizoi Geci. Në fraksionin e dytë, ishte sërish Geci që realizoi ndërsa golin e dytë personal e gjeti edhe Babatunde, për të fiksuar në këtë formë shifrat 5-0. Në turin pasardhës, Laçi pret fituesin e çiftit Burreli-Tomori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco