‘Nuk i duroj dot’/ Tre klube në Spanjë i shpallin luftë presidentit të federatës

‘Nuk i duroj dot’/ Tre klube në Spanjë i shpallin luftë presidentit të federatës

14:25, 11/10/2022

Është një zbulim që do të tronditë futbollin spanjoll. Së fundmi, gazeta “El Confidencial” ka zbuluar biseda private në WhatsApp midis Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe një pjestari të familjes, ku ai shprehej se:"Villarreal, Sevilla dhe Valencia janë skuadrat që urren më shumë." Rubiales në një moment të caktuar thekson se kërkon t’i rrëzojë ata të Sevillas pasi nuk i preferon aspak. Më poshtë, Rubiales shton se Villareal në fakt është klubi që urren më së shumti, ndërsa në këtë renditje, Valencia mban vendin e tretë.

Pak orë pas këtyre zbulimeve, të tre skuadrat publikuan të njëjtën deklaratë duke treguar shqetësimin e tyre.

“Në përgjigje të informacionit të publikuar nga El Confidencial lidhur me akuzat e Rubiales, Valencia, Sevilla dhe Villareal lëshojnë një komunikatë të përbashkët ku dënojnë mungesën e respektit nga ana e presidentit. Bisedat e tij të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë urrejtje dhe arrogancë, janë të papranueshme nga një person me një status kaq të lartë i cili duhet të punojë në të mirë të futbollit spanjoll dhe t’i respektojë njësoj të gjitha klubet.

Valencia, Sevilla dhe Villareal dënojnë mungesën e respektit nga Rubiales, sidomos në drejtim të fansave. Klubet i kërkojnë Rubiales të sqarojë situatën dhe të kërkojë falje ndaj klubeve dhe fansave të tyre”, mbyllet komunikata e përbashkët e Valencias, Sevillas dhe Villareal.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco