Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Ronaldo ishte egoist, Messi ishte provokues'

'Ronaldo ishte egoist, Messi ishte provokues'

13:22, 11/10/2022

Këto janë deklarata që do të bëjnë shumë bujë. Ish-portieri polak i Liverpool dhe Real Madrid, Jerzy Dudek, tani 49 vjeç, ka sulmuar Lionel Messin dhe CR7 në autobiografinë e tij. Fitues i Ligës së Kampionëve me “Të kuqtë”, polaku foli për dy yjet e futbollit, duke e cilësuar njërin si shumë provokues dhe tjetrin tepër egoist.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Il Posticipo”, përcjellë nga The Sun.

“Ishte shumë provokues (Messi), ashtu si Barcelona dhe trajneri i tyre Pep Guardiola. Ata ishin gjithmonë ishin të gatshëm t'i bezdisnin dhe ia dolën ta bënin në mënyrë perfekte. Kam dëgjuar Messin të thotë gjëra kaq të vrazhda ndaj Pepes dhe Sergio Ramos, sa që është e vështirë të besohet se mund të ketë ardhur nga goja e një personi që duket të jetë kaq i qetë dhe miqësor", tha Dudek para se të sulmonte CR7: "Ai është shumë egoist, por me të vërtetë dëshiron të fitojë. Ai do të preferonte të humbiste 1-0 sesa të fitonte 5-0 pa shënuar .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco