Champions/ Milani pret Chelsea-n e Brojës në 'San Siro', ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Champions/ Milani pret Chelsea-n e Brojës në 'San Siro', ja sfidat e mbrëmjes së sotme

12:38, 11/10/2022

Futbolli europian nuk njeh ditë pushimi.  Mbrëmje e sotme do të luhen ndeshjet e Champions League, ku pritet të ketë mjaft spektakël.

Në orën 18:45, do të luhen dy takime: Copenhagen-Manchester City dhe Maccabi Haifa-Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që i duhet me çdo kusht një fitore në Izrael për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi për në fazën tjetër.

Në orën 21:00, do të zhvillohen gjashtë ndeshje, ku vëmendja totale do të jetë në stadiumin “San Siro”, teksa Milani do të përballet me Chelsea-n e Armando Brojës.

Kampionët në fuqi të Italisë u nevojitet vetëm fitorja për tu “hakmarrë” për atë humbje 3-0 në Londër javën e kaluar, por edhe për të hedhur një hap drejt kualifikimit.

Ndeshjet e tjera janë: Celtic - Leipzig, Dinamo Zagreb-Salzburg, Dortmund-Sevilla, PSG-Benfica dhe Shakhtar Donetsk-Real Madrid.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco