Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

E pyesin për Kosovën, futbollisti që po shkëlqen te Ballkani i 'shkel' syrin' Shqipërisë: Do ishte privilegj i madh

E pyesin për Kosovën, futbollisti që po shkëlqen te Ballkani i 'shkel' syrin' Shqipërisë: Do ishte privilegj i madh

11:07, 11/10/2022

Albion Rrahmani është një prej lojtarëve të rëndësishëm për Ballkanin e Ilir Dajës. I njohur me pseudonimin  “Lewandowski”, futbollisti 22-vjeçar ka shënuar deri më tani 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës. Rrahmani ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A” në “ATV”, ku është pyetur nëse do ta përfaqësonte Kosovën. Por lojtari i Ballkanit është përgjigjur se edhe Shqipëria do të ishte një privilegj shumë i madh për të.

“Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse të injoroj Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe po të luash te Kombëtarja e Shqipërisë është një privilegj shumë i madh, pasi shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova, si Shqipëria, jemi një”, ka thënë Albion Rrahmani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco