Skandal në kombëtaren portugeze: Dënohet trajneri i Santos, e implikuar edhe federata e futbollit

Skandal në kombëtaren portugeze: Dënohet trajneri i Santos, e implikuar edhe federata e futbollit

10:55, 11/10/2022

Trajneri i kombëtares portugeze të futbollit, Fernando Santos, është dënuar para drejtësisë vendase për evazion fiskal. Siç raporton e përditshmja portugeze Sabado, gjykata ka vendosur në favor të administratës tatimore dhe në skandal është përfshirë edhe Federata Portugeze e Futbollit.

Kështu, Santos e merrte rrogën e tij, të cilën ia kishte paguar NS e Portugalisë, përmes një kompanie që e themeloi vetë, e quajtur Femacosa. Në këtë mënyrë ai ka siguruar që të paguajë më pak taksë dhe si gjobë duhet të kompensojë 4.64 milionë euro.

Të njëjtën shumë parash ka paguar edhe NS Portugalia dhe Santos pretendon se nuk i ka fshehur asnjëherë asgjë administratës tatimore portugeze dhe se është bërë pronar i kompanisë para se të bëhej trajner i Portugalisë.

Ai shtoi se këtë veprim e ka vendosur pasi është konsultuar me avokatët të cilët kanë pohuar se ai po bënte diçka të ligjshme.

Megjithatë, Santos ka theksuar se do të respektojë rekomandimet e gjykatës dhe do të paguajë gjobën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco