Rumunët, të zemëruar me shortin e Europianit: Nuk e njohim Kosovën, më mirë humbasim 3-0 në tavolinë

Rumunët, të zemëruar me shortin e Europianit: Nuk e njohim Kosovën, më mirë humbasim 3-0 në tavolinë

10:28, 11/10/2022

Kosova ka mësuar shortin për eliminatoret e Europianit, ku mes të tjerash, do të zhvillohet edhe përballja me Rumaninë. Kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet, ndaj mediat rumune janë interesuar se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme kur bëhet fjalë për duelin mes këtyre dy kombëtareve.

“Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, do të zhvillojmë një dialog me Qeverinë e Rumanisë në lidhje me kushtet e ndeshjes në të cilën vendi ynë do ta presë Kosovën”, kanë thënë nga Federata Rumune e Futbollit për portalin “GSP”.

Ish-ministri rumun i Punëve të Jashtme Teodor Maleškanu ka qenë i ftuar në një emision live dhe me atë rast ka thënë se ndeshja nuk duhet të luhet.

“Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet tani është që Federata jonë e futbollit, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë.

Duhet të gjejë një zgjidhje Federata Rumune e Futbollit. Nëse jo, më mirë të humbasim me shifrat 3-0 me Kosovën në tavolinë”, tha Melescanu.

Sipas portalit “GSP”, federata rumune do të humbiste shumë nëse nuk do të luante kundër Kosovës, pasi mospjesëmarrja në ndeshje për arsye politike do të çonte në përjashtimin e tyre nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco