Fitoi titullin kampion me Arsenalin, sot ish-lojtari suedez shet fruta dhe perime

Fitoi titullin kampion me Arsenalin, sot ish-lojtari suedez shet fruta dhe perime

09:19, 11/10/2022

Ish-lojtari i kombëtares suedeze dhe portieri i Arsenalit, Rami Shaaban ka hapur një biznes mjaft interesant pas përfundimit të karrierës së tij.

Shaaban mbrojti portën e Arsenalit (3 ndeshje) nga viti 2002 deri në 2004 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Premier League në 2004.

Portieri suedez mbërriti te Arsenal për të pasuar David Seaman në portën e Topçinjve, por pas vetëm disa muajsh ai theu këmbën.

Në fund të sezonit, Seaman u largua nga Highbury dhe Arsene Wenger vendosi të sillte Jens Lehmann dhe t'i jepte një vend midis shtyllave për shkak të dëmtimit të Shaaban.

Shaaban përfundoi karrierën e tij dhjetë vjet më parë dhe zgjodhi një punë të re shumë interesante. Ndërkohë që shumë futbollistë pas karrierës së tyre shkojnë në poste trajneri, menaxheriale apo gazetareske, Shaaban vendosi të shesë fruta dhe perime.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @rami.fresh

 

 

 

 

Në vendlindje hapi kompaninë Rami Fresh, e cila shet fruta dhe perime nga fermat më të mira egjiptiane, prej nga është edhe babai i Ramit.

Gjatë karrierës së tij, Shaaban ka luajtur për Saltsjobadens, Zamalek, Ittihad Othman, Nacka, Djurgardens, Vartans, Arsenal, West Ham, Brighton, Fredrikstad dhe Hammarby, ndërsa ka mbrojtur 16 herë portën e kombëtares suedeze. Ai u zgjodh si portieri më i mirë në Suedi në 2006 dhe 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco