Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Napoli humbet Rrahmanin për sfidën e Championsit me Ajaxin

Napoli humbet Rrahmanin për sfidën e Championsit me Ajaxin

22:46, 10/10/2022

Rikthimi i Osimhenit është gati, por mungesa e Rrahmanit në ndeshjen e kthimit ndaj Ajaxit për fazën e grupeve të Champions League, duket se ka për të qenë një problem serioz për Napolin.

Osimhen ka kaluar dëmtimin dhe tashmë është i gatshëm për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

Nga ana tjetër, Rrahmani i është nënshtruar terapive sot, ndërsa nesër do të kryejë testet për të zbuluar saktësisht shkallën e dëmtimit që mori në minutën e 37-të të ndeshjes kundër Cremoneses, që e detyroi më pas të linte fushën në minutën e 82’ pa mundur të vazhdonte më tej.

Sipas raportimeve nga Italia, ai me shumë mundësi do të mungojë në takimin ndaj Ajax-it, gjë që do e detyrojë Spalletti-n që të mendojë për një zëvendësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco