Galtier: Messi zgjodhi të mos paraqitet kundër Benficas, ka shumë gjasa që të rikthehet në fundjavë

Galtier: Messi zgjodhi të mos paraqitet kundër Benficas, ka shumë gjasa që të rikthehet në fundjavë

19:58, 10/10/2022

Lionel Messi pritet që të rikthehet në aksion në fundjavë.

Argjentinasi e pësoi një tërheqje muskulore dhe mungoi në ndeshjen e së shtunës, në të cilën Paris Saint-Germaini barazoi me Reimsin (0:0).

Trajneri i kampionëve francezë, Christophe Galtier, ka folur rreth lëndimit të Messit, teksa konfirmoi se ai nuk do të luajë në mesjavë, kundër Benficas, në Ligën e Kampionëve.

“Leo ndjeu një problem me këmbën e tij gjatë ndeshjes së parë kundër Benficas. Të gjithë menduam se do të ishte në gjendje të luante në ndeshjen e dytë, por në të vërtetë nuk është kështu. Kanë kaluar vetëm gjashtë ditë nga ajo ndeshje”, tha ai.

“Ai është shumë më mirë, por ai ende ndjen shqetësimin që mund të jetë problematik në një lojë të kësaj rëndësie dhe ai zgjodhi ta presë ende. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat gjatë javës dhe ka shumë gjasa që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Marseilles”, shtoi Galtier.

PSG do të luajë me Benfican më 11 tetor, kurse më 16 tetor luan kundër Marseilles. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco