Tyson Fury refuzon të hedh poshtë mundësinë për një meç të katërt kundër Deontay Wilder

Tyson Fury refuzon të hedh poshtë mundësinë për një meç të katërt kundër Deontay Wilder

03:07, 10/10/2022

Kampioni i WBC, Tyson Fury ka refuzuar që të hedh poshtë mundësinë për të aranzhuar një tjetër meç me Deontay Wilder.

Fury është përballur tri herë me Deontay Wilder, duke barazuar një herë dhe duke e mposhtur në dy raste të tjera.

Ishin pikërisht fitoret kundër Wilder ato që i dhanë titull kampion i WBC britanikut. Së fundmi, i pyetur për mundësinë për një meç të katërt, Fury s’ka hedhur poshtë asgjë.

Mos e hidhni poshtë një duel të katërt mes meje dhe Wilder”, ka thënë Fury.

“Keni Usyk, i cili nuk dëshiron të luftojë kur ne i ofruam atij miliona për të luftuar në dhjetor, ai iku. Keni bodybuilder-in Anthony Joshua këtu që po largohet nga oferta më e madhe që mund të marrë, duke bërë miliona arsyetime”, shtoi ai.

“Pastaj është Wilder. Nëse ai mposht Helenius, ata do të bëjnë një eliminim mes tij dhe Andy Ruiz. Nëse ai mposht Ruiz, gjejeni kush është kthyer? Big D! Nuk më intereson, sepse ai dëshiron të luftojë. Është meç i shkëlqyer. Kemi pasur tri meçe të shkëlqyera”, tha mes tjerash ‘Gypsy King’.

Deontay Wilder dhe Robert Helenius do të përballen më 15 tetor. ‘Bomberi i Bronztë’ synon rikthim me fitore, në atë që do të jetë paraqitja e parë në ring, që nga humbja kundër Fury

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco