Trajneri i Polonisë injoron Çekinë dhe Shqipërinë: Më vjen mirë që nuk kemi kundërshtarë kaq të fortë

Trajneri i Polonisë injoron Çekinë dhe Shqipërinë: Më vjen mirë që nuk kemi kundërshtarë kaq të fortë

21:21, 09/10/2022

Sot u hodh shorti i kualifikueseve të Euro 2024, teksa në Grupin E janë Shqipëria, Republika e Çekisë, Moldavia, Polonia dhe Ishujt Faroe.

Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Czeslaw Michniewicz, ka dhënë komentin e tij për atë që rezervuan goglat, duke përsëritur dëshirën e madhe për të qenë mes më të mirave të Europës.

“Duam të shkojmë në fazën finale të Europianit dhe ne besojmë se mund t’ia dalim, pasi në turne do të shkojnë dy skuadrat më të mira nga grupi.

Sigurisht që jemi favoritë në grupin tonë, sepse ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë.

Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta. Dhe më vjen mirë që nuk kemi pse të konkurrojmë me kundërshtarë kaq të fortë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco