De Bruyne thyen një rekord në Premier League

De Bruyne thyen një rekord në Premier League

18:02, 09/10/2022

Kevin De Bruyne ka shkruar historinë me Manchester Cityn, pasi ka thyer rekordin e klubit për më shumë asistime.

Mesfushori belg po kalon në një formë feneomenale edhe këtë sezon me kampionin në fuqi.

Në fitoren që City arriti mbrëmë ndaj Southampton (4-0), De Bruyne dhuroi një asist për Phil Foden.

Kështu duke shkuar në kuotën e 94 asistimeve në ligën angleze me ‘Citizens’.

Rekordin e mëparshëm e mbante David Silva, që kishte 93 asistime me skuadrën e Mançesterit.

Në listën e përgjithshme në historinë e Premier Ligës është i gjashti.

Kurse para tij janë Ryan Giggs me 162, Cesc Fabregas ka 111, Wayne Rooney gjithsej 103, Frank Lampard ka 102 dhe Dennis Bergkamp ka 94./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco