Ramos rekordmen i shekullit të 21-të… për kartonë të kuq

Ramos rekordmen i shekullit të 21-të… për kartonë të kuq

09:16, 09/10/2022

Sergio Ramos konfirmon edhe një herë lidhjen e fortë me kartonët e kuq. Mbrojtësi spanjoll u ndëshkua sërish në sfidën mes Reims dhe PSG-së, duke lënë kryeqytetasit me 10 futbollistë dhe duke u dhënë mundësi vendasve të marrin një pikë falë barazimit 1-1.

Ky ishte kartoni i kuq i 21-të për Ramos, që siç evidentohet nga Opta, është futbollisti më i ndëshkuar me përjashtim nga ndeshja, që nga viti 2000 e më pas.

Janë plot 7 kartonë më shumë se ndjekësit më të afërt dhe Ramos konfirmon sërish se përveç cilësive, ka edhe një defekt të rëndë, pasi mund të të lërë në inferioritet numerik papritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco