Manchester City dhe Chelsea nuk zhgënjejnë, Broja realizon golin e parë me 'Blutë'

Manchester City dhe Chelsea nuk zhgënjejnë, Broja realizon golin e parë me 'Blutë'

18:21, 08/10/2022

Manchester City nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim suksesin ndaj Southampton në “Etihad Stadium” teksa të besuarit e trajnerit Pep Guardiola, fituan me rezultatin e thellë 4-0. The Citizens e vendosën në shinat e duhura ndeshjen që në pjesën e parë pasi në minutën e 20-të, Joao Cancelo dribloi bukur mbrojtësin kundërshtarë dhe me një diagonal të saktë tundi rrjetën. Ndërkohë, në minutën e 32-të, Phil Foden dyfishoi shifrat pas një asisti të të zakonshmit Kevin De Bruyne.

Me shifrat 2-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa kur kishin kaluar katër minuta nga starti i fraksionit të dytë, Mahrez realizoi edhe golin e tretë. Por, ndeshja nuk mund të përfundonte pa golin e Erling Haaland. Dhe, norvegjezi nuk zhgënjeu pasi realizoi në minutën e 65-të pas asistit të Cancelo teksa sulmuesi regjistroi golin numër 15 në këtë sezon të Premier League. Pas këtij suksesi, City mbetet në vendin e parë të renditjes me 23 pikë pas nëntë javëve të luajtura, ndërsa Southampton mbetet në vendin e 16-të me shtatë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco