Trajneri i Partizanit nuk fsheh zhgënjimin: Lojtarët nuk mu përgjigjën aspak

Trajneri i Partizanit nuk fsheh zhgënjimin: Lojtarët nuk mu përgjigjën aspak

21:36, 02/10/2022

Trajneri i Partizanit, Giovani Colella nuk ka fshehur dot zhgënjimin pas humbjes 0-2 në derbin ndaj Tiranës, në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

‘Çfarë ka funksionuar ditën e sotme? Unë do të thoja asgjë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë, por Tirana na ndëshkoj dhe pastaj erdhi dhe i dyti. Unë nuk isha i bindur për lojtarët këtë ndeshje.

Kërkova që ekipi të ishte agresiv dhe të sulmonte gjatë gjithë ndeshjes për të sulmuar menjëherë mbrojtjen e Tiranës, por ato nuk e bënë jo vetëm këtë, por asgjë nga çfarë thashë unë.

Nuk e komentoj ndeshjen si 11vs11 pasi Tirana luajti për pjesën më të madhe me 10 lojtarë dhe loja ishte kjo. Është e vërtetë në qoftë së janë 1 apo 2 lojtarë kundër. Lojtari jonë e kishte mundësinë për të bërë ndërhyrjen por nuk e bërë, referohem Masangas.

Portieri Rexhepi? Është një moment që do ta analizojmë me qetësi dhe është një ndeshje futbolli që mund të gabojnë Rexhepi por dhe të gjithë lojtarët e tjerë dhe për më tepër që është një ndeshje derbi.

Ndoshta nuk i kamë dhënë gjërat ashtu siç duhet tek ekipi, u treguam të brishtë dhe fëmijnorë. Ishte çështje emocionale pasi u treguam kështu dhe në fushën e lojës. I bëmë gjërat jo në mënyrën e duhur’, tha trajneri i Partizanit, Giovani Colella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco