Gjendet mënyra se si do t’i shpëtojnë burgut tifozët e dehur në ‘Katar 2022’

Gjendet mënyra se si do t’i shpëtojnë burgut tifozët e dehur në ‘Katar 2022’

19:44, 01/10/2022

Organizatorët e Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar, do të marrin masa për tifozët të cilët do të jenë nën ndikimin e alkoolit.

Tifozët e çrregullt që do të përfshihen në “incidente të vogla” ose do të bëhen kërcënim për veten dhe ata që i rrethojnë, do të vendosen në të ashtuquajturat “tenda kthjelluese”.

Këto po konsiderohen si zbutje e masës së sigurisë në Katar ndaj tifozëve të dehur, pasi u raportua se ata që kapeshin duke pirë në publik mund të dënoheshin edhe me burg.

Sipas “The Times”, “tendat kthjelluese” do të jenë një mënyrë për të trajtuar tifozët e dehur pa i mbyllur në burg.

Pasi të jenë liruar nga efektet e pijeve alkoolike, ata do të largohen me një paralajmërim zyrtar që do të shërbejë si kërcënim për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco