Newcastle njofton nënshkrimin e parë të merkatos së dimrit!

Newcastle njofton nënshkrimin e parë të merkatos së dimrit!

12:37, 30/09/2022

Newcastle ka nisur nga puna për merkaton e dimrit! Klubi anglez sapo ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me klubin australian Central Coast Mariners për transferimin e talentit Garang Kuol për janar 2023. Për këtë arsye sulmuesi 18 vjeçar do t'i bashkohet Magpies pas Kupës së Botës, një kompeticion në të cilin ai pretendon për të marrë pjesë me Socceroos.

“Është e pabesueshme. Si një djalë i ri nga Australia, Premier League është gjëja kryesore që shikojnë të gjithë, por askush nuk mendon me të vërtetë për të arritur në këto nivele. Të jesh një nga ata njerëz, të jesh në pozicionin në të cilin jam, është e mahnitshme. Tani që kam nënshkruar për Newcastle, dua të stërvitem fort, të luaj fort. Shpresoj të shkoj në Kupën e Botës dhe të kthehem këtu”, ka komentuar ai pas vizitës së tij të suksesshme mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco