Buffon zgjedh pesë portierët më të mirë në botë, një emër në veçanti befasoi tifozët e futbollit

Buffon zgjedh pesë portierët më të mirë në botë, një emër në veçanti befasoi tifozët e futbollit

09:15, 30/09/2022

Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Gianluigi Buffon, ka zgjedhur pesë portierët që beson se janë aktualisht më të mirët në botë.

Buffon vendosi në vend të parë portierin e Realit, Thibaut Courtois, ndoshta siç pritej, ndërsa në vendin e dytë, portierin aktual të PSG-së, Gianluigi Donnarumma.

Në vendin e tretë, sipas zgjedhjes së Buffon, është Manuel Neuer, i katërti portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, dhe i pesti portieri i Milanit, Mike Maignan, që është edhe surpriza më e madhe në zgjedhjen e Buffon. Mes atyre që u përmendën, nuk është, për shembull, portieri i Liverpoolit, Alisson, as Ederson, portieri i Manchester Cityt.

Image

 

Së fundmi për këtë temë ka folur edhe Iker Casillas, ku emrat e zakonshëm në përzgjedhjen e tij dhe të Buffon janë Courtois, Neuer dhe Oblak.

Casillas përfshiu portierin e Manchester Cityt, Ederson dhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen në mesin e pesë më të mirëve në botë. Megjithatë, të dy ata vendosën në vend të parë portierin e Realit, Thibaut Courtois.

Buffon është ende aktivisht i përfshirë në futboll dhe aktualisht është pjesë e Parmës dhe këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco