Finalja e Champions League/ Kaluan trauma në Francë, dy tifozë të Liverpool kryejnë vetëvrasje

Finalja e Champions League/ Kaluan trauma në Francë, dy tifozë të Liverpool kryejnë vetëvrasje

13:59, 29/09/2022

Finalja e fundit e Champions League e cila u mbajt në “Stade de France” të Parisit, midis Real Madrid dhe Liverpool bëri shumë bujë për shkak të dështimit në organizim. Finalja e cila ishte llogaritur për të nisur në orën 21:00, u shty për 36 minuta pas kaosit që ishte krijuar me tifozët. Megjithatë akoma nuk ka mbarua asgjë për sa i përket kësaj cështje, pasi pikërisht finalja e madhe e Champions vazhdon të përflitet për dështimin e organizimit nga ana e vendit pritës dhe skandalet sa vijojnë e shtohen.

Së fundi L’equipe ka raportuar se për shkak të dështimin në organizimin e finales, dy tifozë të Liverpool kanë bërë vetëvrasje për shkak të problemeve psikologjike të përjetuara, pasi atyre ju është rikthyer edhe njëherë ndërmend trauma që ata kanë kaluar në vitin 1989, në gjysmëfinalen e kupës midis Liverpool dhe Nottingham forest, ku për shkak të mbipopullimit në hyrje të stadiumit vdiqën 97 vetë dhe pësuan lëndime 766 të tjerë. Në britani kjo konsiderohet katastrofa më e madhe në historinë sportive. Ndeshja u shty dhe më pas është luajtur përsëri në Old Trafford.

Vetëvrasja e dy persona është konfirmuar edhe nga organizata që mbështet  të mbijetuarit nga tragjedia e Hillsborough, ku vetë presidentin Peter Scarfe në një konferencë që ai organizoi, në lidhje më këtë temë, e deklaroi dicka të tillë, duke konfirmuar se viktimat ishin të moshës 52 dhe 63 vjeç. Gjithashtu ai theksoi se nuk ka asnjë dyshim, pasi për të ky akt është kryer sepse finalja e fundit e Champions League ua riktheu atyre traumën e vitit 1989.

Dështimi i finales ishte një skadal i madh vetëm tre ditë pas suksesit të madh në organizimin e finales së Conference League në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco