Liga e Kombeve/ Zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sfidën Shqipëri - Islandë

Liga e Kombeve/ Zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sfidën Shqipëri - Islandë

15:22, 25/09/2022

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Islandës, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.

Një ndeshje thjesht sa për statistikë, pasi kuqezinjtë i humbën shanset për të kapur vendin e parë në grup pas disfatës me Izraelin (2-1).

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se duelin Shqipëri-Islandë do ta drejtojnë arbitra spanjollë.

Image

Kryesor do të jetë Rikardo De Burgos, i mbështetur nga dy asistentët, Iker De Fransisko dhe Jon Nunjez.

Arbitër i katërt pritet të jetë Pablo Gonzalez Fuertes.

Në VAR do të jetë Guijermo Kuadra Fernandez, ndërsa në AVAR do të jetë Zhoze Gonzalez.

Shqipëria në këtë takim të fundit të Ligës së Kombeve me asnjë fitore, 1 barazim ndaj Islandës dhe dy humbje, respektivisht dy herë ndaj Izraelit.

Lajmi i mirë është se kuqezinjtë nuk zbresin një Ligë më poshtë, atë C përshkak se Rusia, e cila në fillim ishte në grupin tonë, është përjashtuar për shkak të luftës së krijuar me Ukrainën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco