Disfata me Izraelin, reagon legjenda e futbollit shqiptar: Humbjet nuk përtypen lehtë, por besoj se ky grup...

Disfata me Izraelin, reagon legjenda e futbollit shqiptar: Humbjet nuk përtypen lehtë, por besoj se ky grup...

15:02, 25/09/2022

Kombëtarja e Shqipërisë u mund me rezultatin 2-1 nga Izraeli në transfertë, duke humbur kështu përfundimisht shpresat për të marrë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Zhgënjimi është i madh në ambientin kuqezi, megjithatë legjenda e Dinamos dhe e Shqipërisë, Sulejman Demollari, i bën thirrje tifozëve që t’i ofrojnë mbështetje lojtarëve dhe jo t’i bëjnë gjyqe popullore, pasi një gjë e till është më e dëmshme se vetë humbja.

"Humbjet janë gjithmonë të vështira për t’u përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe sëbashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg.

Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e t’i këshillojmë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco