Keniani fenomenal theu rekordin botëror në maratonën e Berlinit

Keniani fenomenal theu rekordin botëror në maratonën e Berlinit

13:39, 25/09/2022

Atleti kenian i distancave të gjata, Eliud Kipchoge theu rekordin botëror në maratonën e sotme në Berlin.

Kipchoge j vrapoi në maratonën prej 42.195 kilometrash në një kohë prej 2:01:09.

Rekordi i mëparshëm ishte 2:01:39 orë, dhe ishte 37 vjeçari ai që e mbante atë.

Se keniani donte të thyente rekordin botëror, u pa që në fillim të garës, pasi pas 10 kilometrash vrapoi një kohë të shkëlqyer prej 28:23 minutash.

Edhe në vazhdimin e garës Kipchoge nuk u lëkund dhe qytetarët e mbledhur në rrugët e Berlinit i dhanë mbështetje të madhe.

Drama pasoi në fund pasi ishte e qartë se diferenca mes dy rekordeve do të ishte më pak se një minutë, por keniani arriti të thyejë rekordin e vjetër tashmë botëror për saktësisht gjysmë minutë.

Për inofrmacion, më shumë se 45,000 pjesëmarrës morën pjesë në Maratonën e famshme të Berlinit dhe etiopianja Tigist Asefa fitoi garën e femrave me kohën 2:15:37, që është rezultati i tretë më i shpejtë i të gjitha kohërave për femra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco