Lewandowski: Ka qenë ëndrra ime të luaja në La Liga dhe...

Lewandowski: Ka qenë ëndrra ime të luaja në La Liga dhe...

13:16, 25/09/2022

Sulmuesi i kombëtares polake, Robert Lewandowski, duke folur për mediat e vendit të tij ka deklaruar se e ka pasur ëndërr të luajë në La Liga dhe të jetojë në Spanjë.

Pak muaj më parë polaku firmosi për Barcelonën, me të cilën ka bërë një nisje të shkëlqyer në këtë sezon, duke realizuar 11 gola.

“Mendoja se jeta ime do të ishte disi më frenetike në Spanjë, por deri më tani ka shkuar relativisht qetë.

Njerëzit e respektojnë privatësinë time. Pastaj Barcelona është një qytet turistik dhe ndoshta edhe unë do të përfshihem nga vorbulla këtu. Gjithsesi, ne jemi një familje aktive që na pëlqen të ecim rrugëve të qytetit.

Të jetoja në Spanjë dhe të luaja në La Liga ka qenë ëndrra ime”, tha Lewandowski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco