Trajneri i Izraelit: Jam i lumtur për fitoren, goli i Uzunit ishte për t’u duartrokitur!

Trajneri i Izraelit: Jam i lumtur për fitoren, goli i Uzunit ishte për t’u duartrokitur!

09:53, 25/09/2022

Izraeli mposhti Shqipërinë në Tel-Aviv me rezultatin 2-1 duke hipotetikuar vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B. një arritje e madhe për izraelitët të cilët pas ndeshjes me kuqezinjtë festuan ndërsa trajneri i tyre, Alon Hazan nuk harroi të vlerësonte kuqezinjtë ndërsa theksoi se nëse do të ishte duke e ndjekur nga shtëpia golin e Myrto Uzunit, atëherë do të duartrokiste.

“Jam i lumtur për fitoren, më shumë edhe për faktin pasi zakonisht jemi ne ata që humbasim në minutat e fundit. Por, fakti që patëm sukses do të thotë që po punojmë në mënyrën e duhur. Jam i lumtur për skuadrën dhe jo për veten, pësuam një gol dramatik në fund, por u rikthyem shpejt në lojë. Dua të përmend se skuadra shqiptare ishte dominuese dhe bëri shumë presion në disa momente të lojës, por e menaxhuam mirë dhe zhvilluam lojën tonë.

Jam njeriu më i lumtur në botë sepse ishim më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe djemtë dhuruan spektakël. Pësuam një gol vërtet të madh, shumë i bukur. Pas atij momenti, Shqipëria ishte entuziaste dhe kërkuan fitoren, por në fund ia dolëm ne. Ata shënuan një gol që nëse unë do të isha duke e parë ndeshjen nga shtëpia, atëherë me siguri do ta kisha duartrokitur. Jam i lumtur sepse lojtarët në fushë, u shfaqën pa ndjenjën e inferioritetit”, u shpreh Hazan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco