Hysaj e pranon: Gabova, ishte një nga ndeshjet e mia më negative

Hysaj e pranon: Gabova, ishte një nga ndeshjet e mia më negative

09:14, 25/09/2022

Elseid Hysaj gaboi sërish në Izrael dhe ndihmoi Izraelin të marrë fitoren ndaj Shqipërisë, ndërsa pas ndeshjes bëri një “mea culpa”, duke pranuar se duhet të japë shumë më tepër.

Pse vjen një tjetër humbje?
Nga gabimet individuale, siç e bëra edhe unë. Po gabojmë shumë në çdo ndeshje dhe kjo po na penalizon vazhdimisht.

A ndikoi rikthimi te skema me pesë në mbrojtje?
E kishim planifikuar që nëse nuk do na ecte mirë me 4, do ktheheshim me 5 dhe ashtu ndodhi. Kur u vumë në vështirësi, u tërhoq Gjasula. Por besoj se nuk ishte problemi i skemës, sesa i gabimeve individuale, që ne bëmë edhe në këtë ndeshje.

Si ndiheni që vazhdojmë të humbim nga gabimet e tua?
Normal që nuk ndihem mirë, pasi unë duhet të jap shumë më tepër. Pikërisht nga dëshira për të dhënë më shumë, shpesh gaboj. Ka qenë një nga ndeshjet më negative për mua dhe do ta analizoj me veten, për të reaguar në sfidat e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco