Notat/ Zhgënjen mbrojtja, Uzuni më i miri te Shqipëria

Notat/ Zhgënjen mbrojtja, Uzuni më i miri te Shqipëria

08:50, 25/09/2022

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mund me rezultatin 1-2 mbrëmjen e djeshme nga Izraeli në transfertë. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve ishte “treni i fundit” për kuqezinjtë, për të synuar një vend të parë në grup, por nuk ia dolën të marrin një rezultat pozitiv.

Goli spektakolar i Myrto Uzunit në minutën e 88-të nuk mjaftoi që Shqipëria të dilte qofte edhe me një pikë nga transferua ndaj Izraelit në duelin e zhvilluar në Tel-Aviv, duke i dhënë kështu fund ëndrrës për vendin e parë

Kombëtarja e Edi Rejës bëri shumë pak në këtë duel për të marrë 3 pikë, teksa gabimet në mbrojtje vijojnë të na shoqërojnë gjithnjë.

Faqe e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, në vlerësimin e saj, ka përzgjedhur Myrto Uzunin, si lojtarin me notën më të lartë në radhët e Shqipërisë, me 7.4, ndërkohë që “TOP 3”-en e plotësojnë Gjasula dhe Abrashi.

Për sa i përket lojtarit me notën më të ulët ai është Frederik Veseli, që është vlerësuar me 5.9 nga “Sofa Score”. Për më tepër shikoni listën e plotë të notave.

Notar e lojtarëve të kombëtares shqiptare:

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco