Flick kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar: Nuk respektohen të drejtat njerëzore

Flick kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar: Nuk respektohen të drejtat njerëzore

21:10, 20/09/2022

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka dalë hapur kundër Katarit që do të presë Kupën e Botës 2022 , vetëm dy muaj pas ndeshjes hapëse.

Në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, tekniku theksoi se Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje dhe kjo për shkak se në Katar nuk respektohen të drejtat bazë njerëzore.

“Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje, ne duhej të thoshim jo. Në Katar të drejtat njerëzore nuk mbrohen, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Ka njerëz që duan të fluturojnë në Katar, por heqin dorë për një sërë arsyesh”-tha ndër të tjera Flick.

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Flick, do të drejtojë Gjermaninë në një turne të madh për herë të parë, duke zënë vendin e Joachim Low.

Gjermania do të përballet me Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën në Grupin E, me ndeshjen e parë kundër Japonisë më 23 nëntor, tre ditë pasi Katari do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen e tyre hapëse.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco