Ndeshjet e shtatorit, Kosova zhvillon seancën e dytë stërvitore

Ndeshjet e shtatorit, Kosova zhvillon seancën e dytë stërvitore

18:51, 20/09/2022

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, në përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. “Dardanët” ishin të kompletuar, në dallim nga dita e djeshme dhe dukeshin të gatshëm për duelet e shtatorit, ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Në stërvitje shiheshin edhe disa fytyra të reja, të cilëve pritet t’ua japë rastin trajneri Alain Giresse. Ndërkohë, ekipit do t’i mungojnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada, që janë të dëmtuar.

Image

 “Dardanët” do të stërviten këto ditë në Kosovë para se ta marrin rrugën drejt Belfastit, ku do të përballen me Irlandën e Veriut.

E më pas do të rikthehen në atdhe, ku sot një javë do të ndeshen me Qipron në stadiumin Fadil Vokrri. Me këto dy ndeshje, Kosova do të mbyllë Ligën e Kombeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco