‘Ndryshe nga Juve, Bayern dëshiron të fitojë Champions League’

‘Ndryshe nga Juve, Bayern dëshiron të fitojë Champions League’

18:31, 20/09/2022

Këtë verë, Matthijs de Ligt ndërroi fanellën e Juventusit me atë të Bayernit për një shumë prej 67 milionë eurosh.

De Ligt theksoi se ky transferim është një hap përpara për të në karrierën e tij dhe tha se bavarezët, ndryshe nga Zonja e Vjetër, kanë ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Më pëlqeu Juventusi, por ndjeva se ishte koha për një sfidë të re ”, tha De Ligt dhe shtoi:

“ Juventusi është një ekip i madh, por Bayern është një hap përpara, sepse ky klub ka ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve. Nuk e kam pasur atë ndjenjë te Juventusi”.

Mbrojtësi holandez ka luajtur nëntë ndeshje për Bayernin këtë sezon dhe ka shënuar një gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco