Zyrtare/ Ernest Gjoka bëhet trajner në Arabi, gjen në ekip edhe Emanuel Egbon

Zyrtare/ Ernest Gjoka bëhet trajner në Arabi, gjen në ekip edhe Emanuel Egbon

17:22, 20/09/2022

Ernest Gjoka ka zgjedhur Arabinë Saudite për të vijuar karrierën e tij si trajner futbolli. Tekniku 53 vjeçar ka nënshkruar ditën e sotme me klubin e Ohod Medina, skuadër që militon në Ligën e parë Arabe dhe që pjesë të saj ka ish-trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo, i cili ka rolin e zëvendëstrajnerit.

Gjoka nuk ishte në krye të një pankine që prej vitit të kaluar, kur u largua nga Shkëndija e Tetovës dhe ndonëse u përfol për të marrë drejtimin e disa klubeve të Superiores, në fund zgjodhi Arabinë Saudite.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ernest Gjoka lidhi marrëveshje me menaxherin, Ilir Halili, i cili njihet për lidhjet e tij të forta me futbollin arab dhe i kanë mjaftuar vetëm pak ditë për t’i gjetur një tjetër skuadër trajnerit kryeqytetas.

Ernest Gjoka ka një eksperiencë të konsiderueshme si trajner, pasi ka drejtuar në Superiore skuadra si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, Tomori, etj., si dhe në Maqedoninë e Veriut, ku drejtoi Shkëndijën për më shumë se një sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco