U ndëshkua me karton të kuq ndaj Monzës, mësohet se sa ndeshje do të mungojë Di Maria te Juventus

U ndëshkua me karton të kuq ndaj Monzës, mësohet se sa ndeshje do të mungojë Di Maria te Juventus

16:55, 20/09/2022

Angel Di Maria do të jetë mungesa e madhe e Juventusit në ndeshjen kundër Milanit. Futbollisti argjentinas u skualifikua dy ndeshje për shkak të gjestit antisportiv (goditje me bërryl në gjoks) ndaj futbollistit të Monzës, Izzo. 34-vjeçari përveçse ndeshjen me Bolonjën, humbet edhe përballjen e madhe me kuqezinjtë.

Në shpjegimin e Gjykatësit Sportiv thuhet se “në të minutën e 41-ë të pjesës së parë, si reagim ndaj një faulli të pësuar gjatë një aksioni loje, goditi me bërryl në gjoks një lojtar të skuadrës kundërshtare, pa pasoja të dëmshme”.

Në fakt, ky ishte një dënim i pritshëm për Di Marina, por nëse në raportin e arbitrave do të ishte është shkruar sjellje e dhunshme, raundet e skualifikimit do të rriteshin në tri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco