Kategoria e Parë/ Java e katërt luhet në dy ditë, mësoni axhendën e plotë të sfidave

Kategoria e Parë/ Java e katërt luhet në dy ditë, mësoni axhendën e plotë të sfidave

15:37, 20/09/2022

Kategoria e Parë ka zbuluar axhendën e saj për javën e katërt, e cila do të luhet në dy ditë.

Në datën 1 tetor do të luhen sfidat Flamurtari-Besa, Korabi-Turbina, Besëlidhja-Tërbuni dhe Luzi 2008-Skënderbeu. Kuqezinjtë e Vlorës përballë kavajasve do të luajnë në orën 12:30, ndërsa tre takimet e tjera në orën 15:00.

Të nesërmen, më 2 tetor, do të zbresë në fushë Dinamo, e cila ndeshet në transfertë me Tomorin, sfidë që do të luhet në orën 12:30.

Gjithashtu, po këtë ditë do të luhen edhe Burreli-Oriku dhe Apolonia-Lushnja, në orën 15:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco