Përballja me Izraelin dhe situata aktuale te Interi, Asllani: Duhet të kem durim, nuk e di çfarë do të ndodhë kur të...

Përballja me Izraelin dhe situata aktuale te Interi, Asllani: Duhet të kem durim, nuk e di çfarë do të ndodhë kur të...

14:18, 20/09/2022

Kombëtarja shqiptare ka nisur  përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Nations League, ku për ta mbyllur me sukses, nuk pranohet rezultat tjetër përpos fitores.

Ditën e sotme në konference për shtyp i pranishëm ishte, Kristjan Asllani. Lojtari i Interit është shprehur se Izraeli është një ekip shumë i fortë, por që “kuqezinjtë” kanë të gjitha shanset për të fituar.

Sa i përket minutazhit të pakët që ka në klub, Asllani  u shpreh se ai po stërvitet mirë, por duhet të ketë durim pasi para ka një super Brozovic dhe është duke mësuar shumë nga ai.

“Ne kemi luajtur kundër Izraelit, kanë një ekip shumë të fortë, me lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse ta fitojmë këtë ndeshje,” tha fillimisht Asllani.
Minutat e pakta me Interin: Eshte normale se jam 20 vjec, jam në një ekip shumë të madh, duhet të kem durim. Kam para një Brozovic, dhe po mësoj shumë nga ai.

Kombëtarja moment për tërhequr vëmendjen e Inzaghit: Jo nuk e di. Kur jam në kombëtare mendoj për kombëtaren. Kur të kthehem nuk e di çfarë do bëhet, une do stërvitem mirë.

Si ka ndryshuar jeta tek Interi: Kam kaluar nga ekip i vogël si Empoli ku kam qëndruar për 13 vite, te një super ekip si Interi. Presioni është më i madh, por e kam qejf presionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Je me fat djalooo20/09/2022 15:44

Je me fat, ndoshta merita qe ende nuk i ke shfaqur, ndoshta nepotism e ndoshta favoritizem. Me 29 minuta loj as Maradona, Messi apo C Ronaldo nuk do luanin por mbase mundesh. Ka lojtare ne Britanine e Madhe qe jane absolutisht ne nivelin e duhur te pakten per tu ftuar me Kombetaren. Por Ducja/Reja nuk i fton se keto Nuk agjente breshkaxhi.

Pac fat o djalosh 20/09/2022 15:38

Ti te gezosh ato para djalosh ( jo Ti mbase) por me lojtaret shqiptare ne Itali po bejne para keto rrufjanet e kombetares Shikoje nuk lene njeri pa ftuar ne kombetare edhe pse 90% e lojtareve nuk as minutazhin e nje klienti qe vete tek dentisti Gjithsesi shpresoj kombetarja te fitoje dhe tranieret e huaj te shporren sidomos keto itslianet na e kane shpifur

Shto koment

Denonco