Vlerësohet si supertalent, Italia U19 grumbullon një shqiptar për eliminatoret e Europianit

Vlerësohet si supertalent, Italia U19 grumbullon një shqiptar për eliminatoret e Europianit

13:06, 20/09/2022

Emri i Luis Hasës vazhdon të qarkullojë në blloqet e shënimit të skautëve të klubeve të njohura të Europës, të cilat po ndjekin më vëmendje mesfushorin shqiptar i cili luan në akademinë e Juventusit. Një interes i cili do të rritet më shumë tani që Hasa është bërë zyrtarisht pjesë e grumbullimit të përfaqësueses U19 të Italisë që do të marrë pjesë në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Emri i mesfushorit është përfshirë mes 20 lojtarëve që trajneri Alberto Bolini ka grumbulluar për fazën e parë në grupe të turneut, e cila luhet në këto dy javë dhe ku Italia do të përballet me Estoninë, Bosnjë Hercegovinën si dhe Poloninë që është pritëse e minigrupit.

Hasa më parë ishte grumbulluar vetëm me përfaqësuesen U18 të Italisë, por duket se për fantazistin shqiptar ka ardhur koha që të luajë edhe në ndeshje zyrtare me U19 pas dy miqësoreve, një prej të cilave ndaj Shqipërisë në muajin gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco