Hansi Flick nuk fshihet, kundër organizimit të Kampionatit Botëror nga Katari

Hansi Flick nuk fshihet, kundër organizimit të Kampionatit Botëror nga Katari

12:33, 20/09/2022

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick, ka folur kundër organizimit të Kampionatit Botëror në Katar.

Që kur është vendosur që Kupa e Botës 2022 të zhvillohet në Katar, shumë emra të mëdhenj të futbollit janë shprehur kundër këtij vendimi.

Së fundmi, disa kritika ka dhënë edhe tekniku i kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick.

“A ishte i duhur vendimi për KB në Katar? Kjo pyetje duhej të kishte marrë përgjigje shumë kohë më parë – një jo”, ka thënë Flick.

“Është fakt se në Katar, kur flasim për të drejtat njerëzore, kur flasim për qëndrueshmëri, shumë gjëra nuk janë në rregull, është e qartë”, shtoi ai.

Flick do të synojë me kombëtaren e tij, Gjermaninë, që të triumfojë në Katar.

Kupa e Botës zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco