Tërhiqet nga Kombëtarja mesfushori 29-vjeçar

Tërhiqet nga Kombëtarja mesfushori 29-vjeçar

10:53, 20/09/2022

Mesfushori i Benficës, Rafa Silva, i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze në moshën 29-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që deklaroi se ka njoftuar trajnerin Fernando Santos mbi vendimin, që ka ardhur për arsye personale.

“Kam njoftuar trajnerin dhe Federatën mbi vendimin tim për ta mbyllur kapitullin e kombëtares. Në këtë pikë të karrierës time është një vendim i drejtë, që vjen kryesisht për arsye personale.

Kam rreth 40 ndeshje me Portugalinë dhe kam dhënë kontributin tim për të fituar Europianin e Ligën e Kombeve, ndërsa tani do të jem tifozi i parë i skuadrës”, deklaroi ndër të tjera Rafa Silva.

Edhe Federata Portugeze e Futbollit i kushtoi disa rreshta mesfushorit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë prej tij ndër vite dhe pranuar vendimin e tërheqjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco