Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Mbappe refuzon të marrë pjesë në setin fotografik të Francës, mediat franceze zbulojnë arsyen

Mbappe refuzon të marrë pjesë në setin fotografik të Francës, mediat franceze zbulojnë arsyen

21:17, 19/09/2022

Kylian Mbappe nuk do të marrë pjesë në fotosesionin me Kombëtaren e Francës.

“L’Equipe” ka raportuar këtë të hënë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka refuzuar të marrë pjesë në fotosesionin me Francën, që është i planifikuar për ditën e nesërme – në prag të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Ky vendim nga Mbappe vjen pas raportimeve se Federata e Futbollit e Francës nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit me futbollistët e Kombëtares A.

Përmes një deklarate në AFP, 23-vjeçari kishte treguar se ai dhe përfaqësuesit e tij ankoheshin për faktin se nuk ishte gjetur një marrëveshje mes palëve, pavarësisht gatishmërisë së tij për rinegociata.

Ish-sulmuesi i Monacos thuhet se nuk pajtohet që emri i tij të përdoret për të promovuar sponsorë me të cilët nuk ka kontratë. Atij nuk i pëlqen disa nga markat me të cilat ekipi kombëtar bashkëpunon dhe ai nuk është i kënaqur me përfshirjen në reklamat e një marke që është larg një stili jetese të shëndetshëm, për shembull “Coca-Cola”.

Mbappe dhe përfaqësuesit e tij mendojnë gjithashtu se imazhi i disa lojtarëve përdoret më shpesh se i të tjerëve. Ata duan që lojtarët e Kombëtares franceze të kenë një agjenci mbi markat me të cilat lidhen emrat e tyre.

Kurse, “RMC” ka raportuar se seti fotografik për nesër do të përfshijë disa nga sponsorët kryesorë të ekipit kombëtar, si “Uber Eats”, “KFC” dhe “Coca-Cola”, kompani të cilat nuk pëlqehen nga Kylian Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Coca Cola20/09/2022 09:10

Për të qenë serioz në shkrimet që publikoni, duhet ta gjeni ju si redaksi ARSYEN E VËRTETË pse Mbape nuk e do reklamën me Coca Cola. Lajmi që ju publikoni mund të jetë i vërtetë, por jo arsye e Mbapesë. Mbape ka kontratë me Pepsi Colën dhe kjo e penalizon tek të ardhurat e tij. Nuk është aspak arsye e veërtetë ajo që përmendni në shkrimin ruaj.

Shto koment

Denonco