VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Kukësit, Tedi Cara goditet me shishe nga tifozët verilindorë

VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Kukësit, Tedi Cara goditet me shishe nga tifozët verilindorë

15:18, 19/09/2022

Tedi Cara ishte protagonisti i minutave të para në sfidën Kukësi-Partizani, i cili në minutën e 14’ realizoi një supergol nga goditja e dënimit për të kaluar “Demat” në avantazh.

Por festa për Carën nuk zgjati shumë pasi futbollisti i të kuqve u godit me shishe në fytyrë nga tifozët verilindorë, duke pësuar një të çarë poshtë syrit.

Për këtë arsye Cara u zëvendësua duke mundur të mos e vazhdonte dot më lojën dhe në vendin e tij u fut Cvetanoski.

Goditja ishte shumë pranë syrit dhe rrezikon t’i dëmtojë edhe shikimin sulmuesit kryeqytetas, teksa ky është një rast i përsëritur në Kategorinë Superiore këtë sezon, pasi që në javën e parë ishin po tifozët e Kukësit që goditën Taulant Seferin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco