Kategoria e Dytë 2022-2023/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

Kategoria e Dytë 2022-2023/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

19:08, 19/09/2022

Është hedhur këtë të hënë shorti për edicionin 2022-2023 të kampionatit të Kategorisë së Dytë, që do të ngrejë siparin duke nisur nga 1 tetori.

Në shortin e hedhur, klubet pjesëmarrëse u njohën me kundërshtarët respektivë të çdo jave për këtë edicion të ri, në të dyja grupet A dhe B, që do të tentojnë ngjitjen për në Kategorinë e Parë.

Nga Kategoria e Dytë në atë të Parën do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B. Sipas skemës së riformatuar këtë edicion, e renditura nga vendi i dytë në vendin e pestë në secilin grup do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar skuadrën që do të ndeshet me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë, ku skuadra e vendit të dytë do të luajë me ekipin e renditur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e renditur në vendin e tretë në klasifikim do të përballet me ekipin e renditur në vendin e katërt.

Më pas, skuadra fituese e dalë nga këto ndeshje në grupin A do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e 9-të në Kategorinë e Parë në një fushë asnjëanëse, ndërsa ekipi fitues i dalë nga këto ndeshje në grupin B do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë në fushë asnjëanëse.

Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Vora, Gramshi, Veleçiku, Murlani, Iliria, Sopoti, Shënkolli, Ada, Naftëtari, Bulqiza dhe Valbona.

Nga ana tjetër, në Grupin B bëjnë pjesë skuadrat: Shkumbini, Pogradeci, Butrinti, Maliqi, Labëria, Devolli, Tepelena, Memaliaj, AF Luftëtari, Albpetrol, Delvina, AF Elbasani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco