Ballkani rikthehet te fitorja në Superligë, mposht Ferizajin në transfertë

Ballkani rikthehet te fitorja në Superligë, mposht Ferizajin në transfertë

17:24, 19/09/2022

Pas humbjes ndaj  Dritës  javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja shënoi sot fitore në udhëtim te Ferizaj.

Ndeshja e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit kosovar u mbyll me rezultatin 0:3.

Albion Rrahmani (43’), Leotrim Bekteshi (68’) dhe Meriton Korenica (77’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.

Ballkani pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe renditet i treti në tabelë. Vlen të theksohet se skuadra nga Suhareka ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje deri më tani në Superligë.

Ndërkohë, Ferizaj ndodhet në pozitën e parafundit me shtatë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco