Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Mançini publikon listën e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Anglinë dhe Hungarinë

Mançini publikon listën e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Anglinë dhe Hungarinë

20:53, 16/09/2022

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Anglisë dhe Hungarisë.

Mançini, i cili po përdor këtë aktivitet për të rinovuar ekipin, ka grumbulluar 29 lojtarë, me disa emra të rinj që janë për herë të parë pjesë e të kaltërve.

Kështu, në listë si debutues janë portierët Provedel dhe Vikario, me këtë të fundit që kishte qenë nën vëzhgim në një zbor dyditor në maj. Ndërkohë, në listë është edhe mbrojtësi i Salernitanës, Paskuale Mazoki.

LISTA E ITALISË

Portierë: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhiovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Luiz Felipe (Betis), Paskuale Mazoki (Salernitana), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Tomaso Pobega (Milan), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Mateo Kançelieri (Lacio), Vilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Mateo Politano (Napoli), Xhiakomo Raspadori (Napoli), Xhianluka Skamaka (Uest Hem), Alesio Zerbin (Napoli).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco