Analiza e performancës, Sekretari Shulku mbledhje me trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave

Analiza e performancës, Sekretari Shulku mbledhje me trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave

15:20, 13/09/2022

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave u mblodhën sot për të analizuar performancën, por edhe për të diskutuar përmirësimin e procesit dhe koordinimin e duhur të të gjitha stafeve teknike për të pasur punë e rezultate më cilësore.

Në mbledhje morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, sepcialistët e këtij departamenti Sulejman Mema e Denis Lilo si edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare U-21, U-20, U-19, U-18, U-17, U-16 e U-15 më konkretisht Alban Bushi, Ilias haxhiraj, Armando Cungu, Ardi Behari, Ervin Bulku, Agron Kërçova e Armand Damo.

Disa prej trajnerëve nuk ishin të pranishëm fizikisht në sallë për shkak të impenjimeve në terren dhe e ndoqën mbledhjen online përmes video-konferencës.

Si fillim Sekretari Shulku vlerësoi punën e bërë deri më tani në të gjitha e ekipet kombëtare të moshave, teksa e vuri theksin te bashkërendimi i punës mes trajnerëve për elementët e spikatur dhe ndjekja e tyre në vazhdimësi, jo vetëm kur janë të grumbulluar me ekipet kuqezi, por edhe gjatë stërvitjeve apo ndeshjeve me klubet përkatëse. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që talentet të kenë të gjithë vëmendjen e duhur nga trajnerët dhe të ndiqet procesi i rritjes së tyre hap pas hapi.

Image

Në këtë mbledhje u zhvillua analiza sezonale për të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare që nga mosha U-15 e deri te ajo U-21 dhe performanca ekipore e menaxheriale të shfaqur nga këto skuadra.

Gjithashtu, theksi u vu te ndjekja me prioritet e lojtarëve të rinj që aktivizohen jashtë Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me skautët e FSHF-së në të gjithë Europën. Trajnerët dhe drejtuesit e Departamentit të Ekipeve Kombëtare folën edhe për problematikat dhe ku duhet drejtuar fokusi në të ardhmen për të përmirësuar nivelin e stërvitshmërisë së lojtarëve që në nivel klubesh si edhe mënyra e seleksionimit që nga ekipet përfaqësuese rajonale e deri te Kombëtarja U-21.

Ndër të tjera u diskutua edhe për programin vjetor që duhet të ketë çdo trajner sa i përket ndeshjeve apo turneve zyrtare, grumbullimeve, ndeshjeve miqësore apo seleksionime brenda dhe jashtë vendit. Trajnerët e ekipeve Kombëtare do të mblidhen rregullisht për të diskutuar për problematikat dhe çështjet që duhen diskutuar apo bashkërendimin e aktiviteteve në vazhdimësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco