E zbulojnë mediat angleze: Haaland lojtari i dytë më i paguar i Man City-t

E zbulojnë mediat angleze: Haaland lojtari i dytë më i paguar i Man City-t

14:51, 13/09/2022

Norvegjezi Erling Haaland, përforcimi i kësaj vere i Manchester Cityt, është lojtari i dytë më i paguar i skuadrës nga Etihad.

Haaland mbërriti këtë verë nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.

Norvegjezi 22-vjeçar e nisi shkëlqyeshëm sezonin, duke shënuar 12 gola në tetë paraqitje dhe duke tundur rrjetën e kundërshtarit mesatarisht çdo 54 minuta.

Mediat angleze tani kanë zbuluar se Haaland fiton 22.5 milionë euro në sezon, ose 433,000 në javë.

Kjo do të thotë se ai është lojtari i dytë më i paguar i klubit, menjëherë pas Kevin de Bruyne, paga e të cilit është 24 milionë euro në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco