Truku në kontratën e Mbappes me PSG-në, Reali mund të mos presë 3 vjet

Truku në kontratën e Mbappes me PSG-në, Reali mund të mos presë 3 vjet

14:18, 13/09/2022
Më 21 maj, PSG njoftoi rinovimin e kontratës së Kylian Mbappésë deri më 30 qershor 2025, duke lënë të zhgënjyer Realin e Madridit. 
 
Megjithatë, situata mund të ndryshojë rrënjësisht nëse vërtetohet ajo që publikon gazeta “L’Equipe”. 
 
Sipas prestigjioze franceze, sulmuesi francez, në fakt, nënshkroi për dy sezone, me një vit më shumë opsional, por me klauzolën që PSG nuk mund ta zgjaste pa pëlqimin e lojtarit. 
 
Kjo do të thotë se Mbappe, nëse nuk dëshiron, nuk qëndron vitin e tretë në Paris.
 
“Sezoni i fundit varet vetëm nga Kylian Mbappé”, konfirmon një burim i klubit për “L’Equipe”. 
 
Kjo e ndryshon tërësisht situatën, pasi Reali i Madridit mund të rikthehet në garë për të nënshkruar me sulmuesin me shpejt nga sa mendohej.
 
Duke filluar nga vera e ardhshme, PSG do ta gjente veten në të njëjtën situatë si në vitin 2021, me një futbollist që mund të largohet falas në verë të vitit 2024.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco