Kthehen Marku dhe Hakaj, Vllaznia me 2 mungesa ndaj Kastriotit

Kthehen Marku dhe Hakaj, Vllaznia me 2 mungesa ndaj Kastriotit

13:53, 13/09/2022

Vllaznia u mund me rezultatin 3-0 nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë. Mirëpo sikur të mos mjaftonte humbja, sfida e fundjavës që lamë pas rezultoi jo e duhura për shkodranët, pasi përveç rezultatit zhgënjyes i la pasoja edhe në dëmtime.

Lorik Boshnjaku doli nga fusha i dëmtuar, me kosovarin që duket se nuk ka lënë pas problemet. Veç tij, Josa nuk do ketë ende gati edhe liderin e sulmit, Liridon Latifin.

Për të disatën javë Latifi vuan një problem dëmtimi, duke mos qenë gati për stafin teknik. Nga ana tjetër, Hakaj duket gati, teksa nga pezullimi rikthehet edhe Marku që është gati për një fanellë titullari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco