Ish-futbollisti i Realit: Barcelona do ta fitojë Champions League këtë sezon

Ish-futbollisti i Realit: Barcelona do ta fitojë Champions League këtë sezon

13:33, 13/09/2022

Ish-ylli i Real Madrid dhe Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart, beson se Barcelona është favorite e këtij sezoni për të fituar Champions League.

Van der Vaart e tha këtë përpara ndeshjes së Barcelonës në fazën e grupeve të Champions League me Bayern Munich.

Barcelona e fitoi titullin prestigjioz evropian për herë të fundit në vitin 2015, e udhëhequr nga treshja Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Klubi katalanas nuk ka arritur në finalen e kompeticionit që atëherë, me një paraqitje në gjysmëfinalen e sezonit 2018-2019 që ishte rezultati i tyre më i mirë gjatë shtatë viteve të fundit.

Por Van der Vart beson se Barcelona, ​​e menaxhuar nga katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Xavi Hernandez, do ta fitojë titullin këtë sezon.

Van der Vaart ka theskuar se blaugranat do të fitojë trofeun prestigjioz këtë sezon, teksa do të zbresë nga froni madrilenët.

“Barcelona do të fitojë Ligën e Kampionëve, kështu e ndjejë”, tha Van der Vaart për Ziggo Sport (siç citohet nga TheEuropeanLad në Twitter).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco