Castillo falsifikoi gjithçka, a do të shkojë Ekuadori në Kupën e Botës?

Castillo falsifikoi gjithçka, a do të shkojë Ekuadori në Kupën e Botës?

11:33, 13/09/2022

Pjesëmarrja e Ekuadorit në Botërorin e Katarit është sërish në pikëpyetje. Në qendër të skandalit, që tashmë po merr përmasa të mëdha, është sërish mbrojtësi Bajron Castillo.

Mbrojtësi i djathtë luajti në tetë nga dhjetë ndeshjet kualifikuese dhe në fund Federata Kiliane e Futbollit bëri të ditur se kishin prova se Castillo ishte kolumbian dhe se nuk kishte të drejtë të luante për Ekuadorin. Një ankesë zyrtare është dërguar edhe në FIFA , me dëshirën për të përjashtuar Ekuadorin nga Kupa e Botës, por ajo ndodhi në momentin e parë.

Ndërkohë, “Daily Mail” publikoi edhe një regjistrim ekskluziv audio nga intervista zyrtare, e cila u krye me Castillo nga kreu i komitetit hetimor të Federatës Ekuadoriane të Futbollit (FEF). Njoftimi vjen vetëm dy ditë përpara se Komisioni i Apelit i FIFA-s të vendosë për rastin. Intervista është bërë katër vite më parë dhe në të lojtari ka pranuar se ka lindur në vitin 1995, jo në vitin 1998, siç thuhet në dokumentet e tij.

Mbrojtësi gjithashtu konfirmoi se emri i tij i vërtetë është Byron Javier Castillo Segura. Megjithatë, në dokumentet ekuadoriane ai njihet si Byron David Castillo Segura.

Në intervistë, Bajroni shpjegoi në detaje se si u largua nga vendlindja e tij Tumaco dhe u transferua në San Lorenzo (Ekuador), ku pati kushte shumë më të mira për zhvillimin e futbollit. Ai madje përmendi një biznesmen ekuadorian që e ndihmoi të merrte dokumente false. Besohet se federata ekuadoriane e ka fshehur këtë informacion nga FIFA.

Ekuadori përfundoi i katërti në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe është në një grup me Katarin, Holandën dhe Senegalin në Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco